Një ngjarje e rëndë është verifikuar ditën e djeshme në pikën turistike të Shirokës në Shkodër. Një burrë 48- vjeç ka gjetur vdekjen duke lëvizur në këmbë. Policia e Shkodrës nuk jep shumë detaje, por zona të fjalë frekuentohet nga persona që preferojnë të kenë aktivitet fizik, vrapim apo ecje. Policia mjaftohet duke thënë se vdekja ka rezultuar për shkaqe natyrale.
“Më datë 01.06.2018, në rrugën e Shirokës, shtetasi A.D., vjeç 48, banues në Shkodër, duke lëvizur në këmbë, ka humbur jetën. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vdekje natyrale.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës për ngjarjen.