Në rrethana të paqarta një 58- vjeçar i ka dhënë fund jetës. Sipas policisë, shtetasi është vetëhelmuar me fostoksinë. Ai ia ka dalë të dërgohet i gjallë në spital, por fatkeqësisht nuk ka qenë e mundur të shpëtohet. Uniformat blu bëjnë me dije se materialet lidhur me këtë ngjarje i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.
“Më datë 20.08.2018, në fshatin Gjegjan, në banesë, është vetehelmuar me fostoksinë shtetasi Gj. P., vjeç 58, i cili më pas ka vdekur në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Pukë. Neni 99 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë. /ShkodraWeb/