Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth një orë më parë në qytetin e Fierit, ku një adoleshente ka qëlluar veten me armë gjahu. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 Shkurti”. Fatmirësisht e reja me inicialet L.B, 17 vjeçare, nuk i ka marrë jetën vetes, pasi ka mbetur e plagosur. Menjëherë ka shkuar policia dhe ambulanca e cila e ka transportuar të renë në spital ku dhe aktualisht adoleshentja po operohet. Arma e gjahut të cilën ka përdorur e reja për t’u vetëplagosur ishte e të atit të saj. Arma kishte lejen e nevojshme thekson policia. (foto ilustruese)
Njoftimi i policisë
Në datën 29.03.2018, rreth orës 16:30, në lagjen “8 Shkurti” Fier, është vetëplagosur me armë gjahu shtetasja L.B, 17 vjeçe. Amra e gjahut është me leje në emër të babait të shtetases së plagosur. Shtetasja L.B ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Rajonal Fier.