Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një autobus me pasagjerë të shumtë ka rënë nga mbikalimi në Mestre, Venecia dhe ka përfunduar mbi shinat e trenit.
Sipas burimeve nga mediat italiane, autobusi ka rënë mbi telat elektrik dhe ka marrë flakë.
Kryebashkiaku Brugnaro thotë se ka të paktën njëzet të vdekur dhe 40 të plagosur. Ndërkohë, raportimet nga prefektura flasin për 21 viktima, 12 të plagosur dhe disa të konsideruar të zhdukur.
Për momentin nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërkohë zjarrfikësit dhe shumë ambulanca janë në vendngjarje. Linja hekurudhore mes Mestres dhe Venecias u pezullua për shkak të aksidentit.