Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë, ku një 68-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku banonte.
Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ai është rrëzuar aksidentalisht. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.01.2023, rreth orës 17:10, në rrugën “Niko Avrami”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banonte shtetasi A. D., 68 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.