Një fëmijë vetëm 3 vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë aksidentale këtë të diel në banesën e tij në fshatin Mushqeta, Bërzhitë. Burimet e Policisë thanë për “Panorama” se i mitur ka qenë duke luajtur kur aksidentalisht ka rënë nga krevati dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ai është i mituri me inicialet S.V, tha blutë nga Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i vdekjes është aksidental.