Dy vajza kanë rënë nga kati i katërt i një ndërtese mbrëmjen e djeshme në Ferizaj. Fatkeqësisht njërai prej tyre, 15-vjeç ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra si pasojë e rënies nga lartësia.
Mediat bëjnë me dije se ngjarja e rëndë po hetohet si vetëvrasje. 15-vjeçarja është hedhur nga lartësia, ndërkohë që bashkë me të ka rënë edhe motra e saj 18-vjeçare e cila ka tentuar ta shpëtojë atë.
Aktualisht 18-vjeçarja ndodhet në spital në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të pësuara. Policia e Kosovës njoftoi në lidhje me këtë ngjarje pak para mesnatës së djeshme.
Sipas policisë, vajzat në gjendje të rëndë shëndetësore janë dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në QKUK-Prishtinë, ku më pas është konfirmuar edhe vdekja e 15-vjeçares.