Drejtoria Vendore e Policise Elbasan njofton : “Me datë 17.08.2017 në fshatin Shelcan në banesë, në pemë është gjetur i vetëvarur nga familjarët, shtetasi A.T., 75 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, grupi hetimor ka konstatuar se ky shtetas, nën efektin e alkoolit dhe depresionit është vetëvarur me litar. Nuk u konstatuan dëmtime apo shenja dhune”,- sqaron policia.
Drejtoria Vendore e Policise Durres njofton: “Me datë 18.08.2017, në lagjen Nr. 15, Durrës është gjetur i vetëvarur, në një degë ulliri, në oborrin e banesës së tij, shtetasi H. L. 85 vjeç. Dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e të ndjerit”,- thekson policia. /ShkodraWeb/