Dy të rinjë nga Mirdita, një nga Rrësheni dhe një nga Rubiku, humbën tragikisht jetën brenda 24 orëve në Itali dhe në Greqi. Eder Shqalshi 34 vjeç, humbi jetën një një aksident në zonën e Udine në Itali.
Kamionçina me të cilën udhëtonte bashkë me të riun italian Erik Galluzzo, 28 vjeç, u përplas me një kamion. Dy të rinjtë ndërruan jetë menjëherë në vendngjarje.
Në pak orë distancë, një fat tragjik i ishte rezervuar edhe një të riu tjetër nga Rrësheni. Aleks Bruka, i cili punonte si elektricist në Eretrias të Greqisë, humbi jetën bashkë me dy kolegë grekë, ndërsa ranë në kontakt me energjinë elektrike.
Është ky fati tragjik i shqiptarëve në shekullin 21- të, që për të siguruar të ardhura për vete dhe familjet, janë të detyruar të emigrojnë. <të dz këta të rinj, me origjinë nga Mirdita, u bashkuan në fatin tragjik brenda pak orëve duke lën pas shumë dhimbje dhe trishtim.