Lorenzo Çela, 16 vjeç ka ndërruar jetë ditën e djeshme (12 gusht) në një spital në Brescia, Itali, ku ndodhej i shtruar që prej pasdites të së dielës, pasi u përfshi në një aksident rrugor.
Adoleshenti me origjinë shqiptare, u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën pasi makina me të cilën udhëtonte së bashku me të dashurën dhe nënën e saj u përplas ‘kokë më kokë’ me një makinë tjetër.
Makina që drejtohej nga nëna e të dashurës së tij humbi kontrollin e mjetit dhe kaloi në korsinë e kundërt, duke u përplasur me një Lancia Delta.
Në aksident u përfshinë 5 persona. Krahas humbjes tragjike të Lorencos, nëna e vajzës u shtrua në spital në gjendje kritike, ndërsa dy personat e tjerë që ishin Lancia Delta pësuan lëndime më pak të rënda.
Operacionet e shpëtimit u kryen nga disa ambulanca dhe zjarrfikëse. Kjo ngjarje shënon një tjetër episod tragjik në rrugët e Breshias. Pas një muaji Lorenzo do festonte 17- vjetorin, ndërsa familja ka miratuar dhurimin e organeve të të riut.
I riu shqiptar ishte futbollist me të ardhme në ekipin Calcio Desenzano në rolin e mesfushorit.