Nje ngjarje tragjike eshte konsumuar mbremjen e kaluar ne Malesi te Madhe, pikerisht ne fshatin Gril. Sipas komunikates se Policise se Shtetit, më datë 25.10.2017, në orën 18:30, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka ardhur një femijë 2 vjeçar D. M banues në fshatin Gril, Malësi e Madhe, pa shenja jete.
Nga deklarimet paraprake të familjarëve mësohet se ka rënë në një gropë të ujërave të zeza në afërsi të banesës së tij.
Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /ShkodraWeb/