Drejtoria Vendore e Policise Vlore njofton: “Me datë 03.09.2017, rreth orë 11: 05, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur Rexhina në Radhimë, është mbytur një shtetase.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka konstatuar një shtetase femër, turiste, rreth 74 vjeç, me iniciale R.M., me kombesi ceke, e cila është futur në det për tu larë dhe ka humbur ndjenjat.
Edhe pse i është dhënë ndihmën e parë nga pushues të rastit nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e veprimeve hetimore për identifikimin e shtetases si edhe për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.”. /ShkodraWeb/