Një 17 vjeçar është hedhur nga ura e “Bushtricës” në Librazhd para pak minutash. I riu i cili ishte nxënës në gjimnazin e Quksit është hedhur nga ura pak pasi ka mbaruar mësimin ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Nga të dhënat e para mësohet se nëna e djalit i kishte kërkuar ditën e sotme mësueses që ta kishte në kujdes, pasi ai nuk ndihej mirë.