Alban Bushi ka humbur prindërit e tij në një aksident automobilistik. Mësohet se ngjarja tragjike ka ndodhur në në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria-Selanik të Greqisë, pranë Kouloura Imathias ku trajneri i Kombëtares U-21 ka humbur dy njerëzit e shtrenjtë.
Nga jeta janë ndarë Ali Bushi në moshën 75-vjeçare dhe Bukurije Bushi, 71-vjeç.
Në aksidentin me pasojë vdekjen janë përfshirë fugoni me targa PMX-8942, që drejtohej nga shtetasi grek Marios Simitliotis dhe automjeti me targa shqiptare AB454GF që drejtohet nga Ali Bushi.
Shtetasi grek ka mbetur i plagosur, ndërsa dhe është arrestuar nga policia.