Petrit Marku, 51-vjeç ish-drejtori i Sigurimeve Shoqërore dhe Filialit te Postës në Lezhë ka humbur jetën në një aksident me makinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën “Interstate 91” në Middletown, New York. Marku humbi kontrollin e makinës që drejtonte tip “Ford F-350” duke u përplasur me një mjet tjetër tip “Volvo TK”. Pavarësisht se u dërgua në spital, Marku nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
51-vjeçari jetonte në SHBA bashkë me familjen prej 4 vitesh. Petrit Marku po ashtu ka qenë drejtues institucionesh gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në vitet 2005-20013.