Një 21-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht në Itali, pas një aksidenti me makinë. Sipas mediave italiane, i riu i identifikuar si Ani Gjergji, është përplasur me makinë në zonën Chions në rrugën Cesena, orët e para të mëngjesit të sotëm.
Dyshohet se 21-vjeçarin e ka zënë gjumi në makinë dhe për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po lëvizte, ai ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një urë të vogël betoni dhe menjëherë mjeti ka shpërthyer në flakë dhe ka shkrumbuar plotësisht makinën.
I riu ka mbetur i bllokuar në mjet duke mos arritur të dalë, e duke u djegur plotësisht, teksa po kthehen në banesë ë tij pas një feste me miqtë.
Mediat italiane shkruajnë se Ani Gjergji bashkë me familjen e tij jetonte prej shumë vitesh në zonën e Azzano Decimo (Pordenone), shumë pranë vendin të ngjarjes.
Ndërkohë, mësohet se autoritetet kanë sekuestruar mjetin e 21-vjeçarit, i cili është shkatërruar plotësisht nga flakët, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit fatal.