Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: Me datë 28.07.2017, ora 10:50,kemi marre njoftim se ne lumin e Gjadrit është mbytur një femijë. Menjëherë Sherbimet e Komisariatit Vau Dejës kanë shkuar ne vendngjarje te cilët njoftojnë se është shtetasi F. M, 9 vjeç, nga fshati Naraç, pa shenje jete. Nga informacinet paraprake mesohet se femija ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij M. M, 42 vjeçe, e cila ka hyrë në lum për të shpëtuar të birin. Shtetasja M. M. është jashtë rreziku për jetën dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër./ShkodraWeb/