Sipas informacioneve paraprake nga Spitali Rajonal i Shkodrës, mesohet se aksidenti i mbremjes së sotme në Velipoje, merr përmasa tragjike. Mesohet se ka ndërruar jete babai dhe foshnja e tij 8- muajshe që gjendej ne makinë. Ndërkohe, edhe gruaja dhe dy vajzat e viktimës, janë në gjendje të rëndë për jetën. ShkodraWeb disponon edhe gjeneralitetet e viktimave, por pa një konfirmim zyrtar të Policisë së Shkodrës, nuk i publikojmë ato.