Një vajzë 23-vjeçare, humbi jetën në një përplasje tragjike, mes dy automjeteve, në mes të një rruge të gjerë (expressway) në qytetin Staten Island- NYC, që la automjetin ku ndodhej 23 vjeçarja, të ndarë në dy pjesë.
Sipas gazetarit Beqir Sina, mësohet se shoferi që drejtonte automejtin ishte një emigrant shqiptar, i cili u arrestua pas aksidentit që rezultojë me vdekjen e 23 vjeçares.
Policia në raportin e saj thotë se gruaja vdiq pasi u doli jasht nga perplasja e makines pas një aksidenti të shkaktuar menduar nga alkooli që ka perdorur drejtuesi i atutomjetit, simbas provave te para.
Policët arrestuan 30-vjeçarin që drejtonte makinën nën dyshimin se ai po drejtonte makinën në gjendje të dehur, thanë burimet policore.
Po simbas shtypit local, thuhet se i pari që njoftoi 911, dhe e pa ngjarjen si në filma, ishte një pronar biznesi nga Saten Island, që raportoi duke e krahasuar aksidentin tragjik, me ngjarjet e përgjakshëm nga vendosja e “bombave” në automjete në rrugët e Bejrutit.
Ai ishte Mario Basso, 31 vjeç, pronar i H2O Auto Spa në Bulevardin Hylan, i cili tha se ai dhe stafi i tij mbërritën për në punë rreth orës 6:30, të mëngjesit të së shtunës për nisur punën, ndërsa para biznesit te tyre u takuan me policët që po hetonin rrënojat për rreth 100 metra nga biznesi i tij.
“Unë nuk e kuptoj se si shtylla e ndriçimit, dhe fortesta e betonit janë ende në “këmbë”, nga ajo goditje aq fort,” tha Basso i tronditur, duke shtuar, “Makina u pre në gjysmë”.
Pronari i habitur, sipas shtypit i ofroi ngushëllime familjes së viktimës: “Është një tragjedi dhe ishte një mëngjes i tmerrshëm për të gjithë që e panë këtë aksident. Të gjithë janë shumë të prekur. Duket sikur ka ndodhur në Bejrut. Ende ka mbeturina dhe gjak në të gjithë vendin.”
Viktima e cila u indetifikua si Adriana Sylmetaj, vdiq në vend nga plagët që pësoi, pasi që u përplas automjeti i tyre, megjithse, ajo ishte në sediljen e pasagjerit të autoveturës, Dodge – sedan, ngjyr të bardhë në të cilin po udhëtonte, teksa “fluturoi” disa metra në anën tjetër të rrugës, tha policia në raportin e saj.
Aksidenti me pasoja fatale ndodhi pikërisht rreth orës 4:45 të mëngjesit të së shtunës, në segmetin 2545 Hylan Blvd, pranë New Dorp Lane, në seksionin New Dorp, seksion ku 23 vjeçarja thuhet se kreu dhe shkollën e mesme – New Drop High School.
Aksidenti :
Një burrë 30-vjeçar po lëvizte drejt jugut kur humbi kontrollin e automjetit përpara Blvd. 2545 Hylan, pranë New Dorp Lane, në seksionin New Dorp dhe goditi një “mur pengues”, tha NYPD.
Skena e një aksidenti të dhunshëm makine në të cilën një automjet u nda në gjysmë, erdhi si pasojë e asaj që drejtuesi i automjetit një 30 vjeçar shqiptar, humbi kontrollin nga shpejtësia e madhe.