Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: “Me datë 02.09.2017 rreth orës 18:30 ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në lumin Buna në vendin e quajtur Zues është mbytur në lumë shtetasi S. P. 57 vjec banues në fshatin Shtoj Ri Njësia Administrative Rrethina Shkodër. Dyshohet se është vetmbytur në lumë sipas deklarimeve të familjarëve të tij Po dergohet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”. /ShkodraWeb/