Një ngjarje tragjike raportohet nga Policia e Shkodrës. Një shtetas 67- vjeçar, në rrethana të paqarta akoma, është vetëvarur. Lajmi është dhënë nga policia, e cila saktëson vetëm moshën- 67 vjeçare dhe vendbanimin e viktimës. Policia ia ka referuar ngjarjen Prokurorisë për vlerësim.
“Më datë 30.08.2018, në fshatin Barbullush, është vetëvarur shtetasi A.B., vjeç 67, banues në fshatin Melgush. Materialet kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vlerësim.”, thuhet në komunikatën e Policisë së Shkodrës.