Një gëzim familjar në familjen Sopaj të Mushtishtit është kthyer në tragjedi. Xhaxhai ka plagos aksidentalisht veten dhe ka vrarë nipin e tij 14 vjeç. I mituri nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve, ai ka ndërruar jetë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.
“Sipas hetimeve fillestare dyshohet se gjatë krismave arma është bllokuar dhe duke u perpjekur për ta zhbllokuar armën vetëplagoset i dyshuari e me pas plumbi e godet edhe nipin e tij i cili nuk ka arritur që të mbijetojë”, njofton policia