Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë- Mamurras. Bëhet me dije se një automjet tip trajler ka goditur një person i cili ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit në Milot, mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen .