Një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Halkidiki të Greqisë, shkruan Zougla.gr Ai punonte në zonën e Galarinos në Halkidiki, ishte duke drejtuar një traktor këtë të martë, që u përmbys duke bllokuar poshtë shqiptarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Pasi morën alarmin mbi ngjarjen, Policia dhe forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje duke nxjerrë shqiptarin e bllokuar nën traktor. Megjithatë, sipas forcave zjarrfikëse greke, 31-vjeçari ishte i pajetë kur u nxor nga traktori. Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.