Një sasi prej 222 kilogramë drøgē është sekuestruar në liqenin e Shkodrës nga policia e Malit të Zi. Sipas policisë malazeze, e cila citohet edhe nga mediat vendase drøgā po transportohej nga Shqipëria drejt shtetit fqinj me një varkë.
Ndërkohë në pranga u vunë dy persona me iniciale N.R. dhe M.J.
“Nga kontrolli i mëtejshëm i terrenit pranë anijes, policia lokalizoi dhe arrestoi dy persona me iniciale N.R. dhe M.J. Dyshohet se këta dy persona kishin për qëllim transportimin e nārkøtikëve në një automjet të gjetur aty pranë. Lënda nārkøtike dhe dy të arrestuarit u dërguan në Policinë e Podgoricës”, njofton policia malazeze.