Policia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Dibrës, në bazë të informacioneve të siguruara nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses aksionin e koduar “TRANZIT”, si rezultat i të cilit bë i mundur vënia në pranga në flagrancë e shtetasve:
E. R., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Moskallëzim kr.imi”.
P. A., 51 vjeç, banues tek ish-stacioni i Trenit, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e na.rkotikeve” kryer në bashkëpunim.
Sh. M. 51 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë, i dënuar për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.
D. M., 20 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.
F. D., 37 vjeç, banues në Shëngjin.
M. P., 32 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
A. H., 38 vjeç, banues në Lezhë.
Nga ana e policisë ishin grumbulluar informacione se shtetasit e lartpërmendur kishin siguruar lëndë na.rkotike të llojit “kan.nabis sa.tiva në formë çokollate” në shtetit grek, lëndë të cilën e kishin kaluar nëpërmjet kufirit nga Konispoli, nëpërmjet dy shtetasve me banim në Gjirokastër.
Me pas lënda na.rkotike do transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për ta nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë Shqipërisë.
Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 32.5 kg lëndë na.rkotike ka.nabis sa.tiva në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2 automjete.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e na.rkotikëve”, kryer në bashkëpunim.