Gjykata serbe ka lënë në burg 3 policët e rrëmbyer në Kosovë nga forcat serbe dy ditë më parë (14 qeshor).
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë në Kralevë dha masën “arrest me burg”, pas kërkesës së prokurorit. Sipas autoriteteve serbe, ata dyshohet se kanë kryer veprat penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse.
Tre policëve, B.S. R.Z. dhe M.SH., iu komunikua masa e paraburgimit, por nuk dihet kohëzgjatja e saj.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar bënë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre.