Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër – Koplik. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën kokë më kokë, duke pësuar dëmtime të mëdha, ndërsa në aksident janë përfshirë tre mjete. Sipas burimeve paraprake, gjendja e njërit prej drejtuesve është kritike për jetën dhe është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.
Shkaqet e aksidentit të ndodhur në afërsi të kompleksit “Zmijani”, dyshohet të kenë qenë shpejtësia e lartë dhe terreni i lagur për shkak të shirave që kanë rënë gjatë gjithë ditës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.