Një aksident i rëndë por fatmirësisht pa pasoja fatale në hyrje të qytetit të Shkodrës. Tre makina janë përfshirë, duke u përplasur me njëra- tjetrën. Njëra prej tyre, ka dalë nga rruga duke ndryshuar korsinë. Përplasja ka sjellë dëmtime tek drejtuesi i mjetit “Benz” me ngjyrë gri, i cili është në spital jashtë rrezikut për jetën
Sipas EeTimes, aksidenti ka shkaktuar rradhë dhe rëndim të trafikut në hyrje të qytetit të Shkodrës për disa minuta. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit të trefishtë. DSipas informacioneve paraprake, shkak ka qenë shpejtësia përtej limiteve të lejuara.