Në Qarkun e Shkodrës sipas informacioneve zyrtare ë 24 orët e fundit janë zbuluar 3 raste të reja me korona virus, duke e çuar numrin total në 52. Burimet bëjnë të ditur se njëra prej të prekurve nga korona virusi është një grua e cila punonte në fasoneri. Mësohet se zonja është banuese në lagjen Perash në Shkodër. Gruaja mësohet se ka patur kontakte me një tjetër punëtore të fasonerisë, e cila vetëm dje është zbuluar se ka qenë pozitive në testin e CO VID-19.
Në qytetin e Shkodrës, fasoneritë janë mbyllur prej rreth 10 ditësh, por me infektimin e punonjësve janë shtuar dyshimet për një numër më të lartë të të prekurve. Ndërkohë që ditën e sotme është shkarkuar Prefekti i Shkodrës dhe në vendin e tij është caktuar si koordinator i qarkut zv.ministri Besfort Lamallari.