Një lajm i trishtë për Shkodrën u mësua me 8 prill 2021. Haxhi Fejzi Zaganjori do të ndahej nga kjo jetë në moshën 76 vjeçare. Një figurë e njohur jo vetëm si klerik por edhe profesionist para vitit 1990. Kontributi i tij ishte shumë i rëndësishëm, sidomos në periudhën e vështirë të vitit 1997 e në vijim që kaloi vendi.
Nuk lodhej anjëherë duke bërë thirrje për paqe, mirëkuptim, bashkëpunim, jepte këshilla të urta pa u lodhur. Me fuqinë e fjalës që Zoti i kishte dhënë, Haxhi Fejzi Zaganjori mbillte dhe shpërndante paqe kudo.
Largimi i tij nga kjo jetë, ishte një humbje e madhe, jo vetëm për familjen e të afërmit, por edhe miqtë, të njohurit, ata që patën fatin ta njohin nga afër por edhe të tjerë që e njohën përmes punës e kontributit të tij. Mik i çdokujt por sidomos i gazetarëve dhe mediave.
Sot mbushen 3 vite nga largimi i tij, i cili është vetëm fizik. Ai vazhdon të jetë i pranishëm me këshillat e tij por edhe vetë jetën e tij si shembull qytetarie dhe njërzillëku, edhe përmes kujtimeve në rrjetet sociale.