NASA ka njoftuar se këtë të shtunë, më 10 nëntor, tri asteroide do të kalojnë pranë Tokës brenda një kohë relativisht të shkurtër. Asteroidi i pari, i quajtur “2018 VS1”, do të kalojë të shtunën rreth orës 14:18. Raportohet se ky asteroid do të ketë përmasa 13 me 28 metra.
I dyti, “2018 VR1” do të kalojë 16 minuta më pas, ndërsa i treti dhe i fundit që është parashikuar do të kalojë 3 orë më vonë. Pavarësisht kësaj, NASA jep siguri në parashikimin e saj se asteroidet do të jenë në një distancë të sigurt nga Toka.