Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: “Me date 23.08.2017, rreth orës 04:00, ka ardhur një telefonatë ne sallen e komandimit se në lagjen Skenderbeg, Shkodër, në pallatin 2 katesh, tek dera e jashtme e baneses shtetasit Rrok Pepaj, 58 vjeç, ka patur një shperthim i dyshuar lende plasese, Për pasoje është dëmtuar lehte dera e jashtme dhe tavani i koridorit të baneses tij.”. Nderkohe po kryhen veprimet me grup hetimor, per sqarimin e rrethanave te ngjarjes, duke nisur me marrjen ne pyetje te te zotit te shtepise. Nje nga pistat e mundshme eshte ajo e hakmarrjes apo paralajmerimit ndaj 58- vjecarit, i cili sipas informacioneve paraprake ka qene i denuar me pare. /ShkodraWeb/