Më datë 01.07.2018, në fshatin Bubq, Krujë, në banesën e shtetasit I. D. 52 vjeç, punonjës policie është konstatuar një sasi lënde plasëse eksploziv, e cila nuk ka shpërthyer.
Nga hetimet rezulton se kjo sasi është vendosur gjatë natës të datës 29.06.2018.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkatërrimi i pronës me eksploziv” i mbetur në tentativë dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /Njoftim për mediat i Policisë së Shtetit/