Një automjeti i kanë vënë eksploziv mbrëmjen e të shtunë në lagjen “29 Nëntori” në Fier. Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë dhe aty mbërritën menjëherë edhe zjarrëfikëset. Mjeti të cilit i kanë vendosur tritol është tip Benz me ka targat AA270IV, me pronar E.M. 38 vjeç,
Drejtuesi i mjetit ishte në makinë kur shpërtheu eksplozivi dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë mjekim pasi raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Nuk dihet shkaku i ngjarjes, teksa hetimet pritet të zbardhin detaje në vijim.