Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Burrelit. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në lagjen ‘Partizani’ përballë shkollës “31 korriku” dhe ka krijuar panik tek banorët. Nga shpërthimi janë dëmtuar dyert dhe xhamat e disa objekteve përreth. Paraprakisht mësohet se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e autorëve. /Foto nga Dritan Kurti për ShkodraWeb/