Një atentat ka ndodhur pak çaste më parë në zonën e ish-Bllokut. Një person është vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Burime nga vendngjarja bëjnë më dije se i plagosur ka mbetur Ervis Martini, gjendja e të cilit ende nuk dihet. Sa i përket viktimës, policia ende nuk ka arritur që ta identifikojë për shkak se nuk ka dokumente identifikimi por dyshohet se ka lidhje të ngushta familjare me Martinin. Të njëjtat burime bëjnë me dije se atentati ka ndodhur në lokalin e Redi Popeskut, sipas informacioneve edhe ai i mbetur i plagosur. Lokali i Popeskut ndodhet pranë KFC-së, në një rrugë shumë të frekuentuar nga të rinjtë e kryeqytetit.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka filluar punën për kapjen edhe identifikimin e autorëve.