Anulimi i marrëveshjes bërthamore bëri që Trump të vendoste sanksione ndaj Iranit, ku një prej tyre ishte anulimi i marrëveshjeve tregtare mes dy vendeve.
Si rrjedhojë kompania ‘Nike’ me anë të një statusi në rrjetet sociale njoftoi se nuk do të furnizonte kombëtaren e Iranit me takat e nevojshme për Botërorin që nis pas 2 ditësh (deklaratë e bërë dje).
Kjo ka sjellë irritimin e federatës iraniane ku fillimisht presidenti shprehu të gjithë pakënaqësinë ndaj kompanisë të veshjeve sportive.
Më vonë në një intervistë për ‘Sky Sport’ trajneri i Iranit, Carlo Quieroz, është shprehur: “Kanë qenë burim frymëzimi për ne, por ky reagim i fundit i kompanisë ‘Nike’, të paktën sipas pikëpamjes time, ka qenë i panevojshëm. Të gjithë janë të vetëdijshëm për sanksionet.
Ata duhet të dalin dhe të kërkojnë falje sepse kjo sjellje arrogante ndaj ndaj 23 futbollistëve është absolutisht qesharake dhe e panevojshme.”
Ndërkohë “euronews” shkruan se disa futbollistë kanë arritur të sigurojnë këpucët e nevojshme duke ua kërkuar lojtarëve të tjerë që njohin në Rusi. Po ashtu ka patur edhe nga ata që kanë dalë në qytet duke i blerë në dyqanet sportive.