Lajmi i largimit të tij nga jeta tronditi thellë publikun shqiptar: Aktori i njohur i humorit, Zef Deda, u shua prej një sëmundjeje të rëndë në moshën 73 vjecare. Ai la pas dhimbje dhe lot te miqtë dhe të afërmit, por edhe te popullin të cilin e bëri për vete me humorin e tij të pashtershëm.
Larg të atit ato momente, djali i vogël i Zef Dedës, Mario, ishte né Tiranë duke përmbushur një detyrim si artist. Ka qenë gazetarja Kozeta Kurtika i ka dhënë lamtumirën aktorit me një postim të veçantë, duke rrëfyer edhe për Marion.
Postimi i Kozeta Kurtit:
Mbrëmë, pas një pune më shumë se një muaj, mbyllëm me sukses koncertin e kantautorit Altin Goci
Ndoshta këto kanë qenë duartrokitjet që i kanë shijuar më pak Mario Deda, sepse trupi i tij ishte në Tiranë, në skenë, ndërsa zemra dhe mendja e tij në Shkodër, aty ku ati i Marios dhe figura e dashur e milionave buzëqeshjeve tona, Zef Deda, po kalonte orët e tij të fundit të jetës…
Dardha bie nën dardhë!
Kushedi sa herë ka dalë Zefi në skenë, të na bënte për të qeshur, ndonëse mund të kishte lënë në shtëpi fëmijët sëmurë.
Mbrëmë ishte rradha e Marios: luajti muzikë, këndoi, kërceu, përshëndeti publikun, na përshëndeti edhe ne dhe shkoi për të qenë afër familjes në lamtumirën e fundit për të atin.
I qoftë i lehtë dheu Zef Dedës dhe kurajo familjes!