Tryeza e 43 deputetëve të opozitës e mbledhur ditën e sotme e thirrur nga Gazment Bardhi ka përfunduar pas rreth një orë diskutime me dyer të mbyllura.
Në këtë takim është rënë dakord që deputetët do të zhvillojnë takime të përjavshme për të vendosur për aksionet politike, për të qenë një front të unifikuar kundër maxhorancës së PS.
“Opozita nga sot ka një axhendë të unifikuar kundër qeverisë së korruptuar të Edi Ramës”, deklaroi Gazment Bardhi.
Gjate takimit me dyer te mbyllura nje prej deputeteve te PD, Ervin Salianji ka deklaruar se: “Është mesazh shpresdhenes per elektoratin opozitar por dhe për shoqerine, është nje moment i fillimit te ringritjes se opozites!
Çimentimi i ketij grupi parlamentar dhe nga pikpamja procedurale vlen per te qartesuar dhe ne publik se kush është grupi parlamentar i Partise Demokratike!
Tani fokusi i cdo deputeti duhet te jete perballja me qeverine, propozimi i ceshtjeve konkrete, fokusimi tek ceshtjet e zgjedhesve dhe tek mbikqyrja dhe kontrolli ndaj qeverise! Nga sot e me pas duhet te funksionojme si nje grup parlamentar, me takime te perjavshme dhe koordinim të perhershem”.