Vrasja e gazetares dhe blogeres anti-korrupsion, Daphne Caruana Galizia shkaktoi në Maltë një solidarizim të gjerë për bashkim, që pritet të shprehet sot me anë të një tubimi të madh në vend. Shënuar të hënën nga sulmi i shënjestruar me eksploziv në makinë, maltezët pritet të marrin pjesë masivisht duke nisur nga ora 16:00 (14:00 GMT) në rrugët e Valetës, kryeqendra e arkipelagut mesdhetar që numëron saktësisht 430.000 banorë.
Organizatorët nga shoqëria civile kanë këshilluar të merren me vete në tubim flamuj maltezë, pa asnjë simbol të ndonjë përkatësie politike, dhe është e ndalur për deputetët të marrin fjalën.
Në mënyrë të veçantë këtë të dielë të gjitha gazetat malteze përfshirë edhe ato që i përkasin partive politike, duhet të publikojnë në mënyrë të njëjtë një slogan “Pena më e fortë sesa frika”.
Shpesh e cilësuar si “Gruaja Wikileaks”, Caruana Galizia, 53 vjeçe kishte zbuluar disa nga aspektet më të errëta të politikës malteze.
Qeveria siguroi se do të bëjë gjithçka për gjetjen e autorëve dhe porositësve të vrasjes. Të shtunën, ajo ofroi një shpërblim prej një milionë euro për çdo informacion të mundshëm.
Ndërkohë lule, qirinj dhe mesazhe grumbullohen përpara një altari të improvizuar përballë pallatit të drejtësisë në Valeta.