Të paktën 18 pasgoditje me mangnitudë mbi 4 ballë janë regjistruar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë juglindore në orët e para të mëngjesit të së hënës që ka shkaktuar deri më tani mbi 830 viktima.
Pasgoditja më e fortë deri më tani është regjistruar 11 minuta pas tërmetit të parë dhe kishte një magnitudë 6.7.
Ekspertët thonë se pasgoditjet e forta mund të vazhdojnë edhe në orët apo ditët në vijim për shkak se shkalla e goditjes së tërmetit ka qenë shumë e fortë.
Deri më tani si pasojë e këtij tërmeti janë regjistruar mbi 830 viktima ndërkohë që 2300 persona të tjerë janë plagosur. Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri dyshohet të jetë akoma më i lartë.