Një tërmet me magnitudë 5,3 ballë tronditi sot një rajon turistik në jugperëndim të Turqisë, bëri të ditur Instituti amerikan i Gjeologjisë (USGS), por autoritetet nuk njoftojnë për momentin për viktima apo dëme. “Lëkundje të tokës u shënuan rreth 14 kilometra në juglindje të Bodrumit, një nga zonat turistike më të frekuentuara të bregdetit turk në pikun e sezonit turistik, me një thellësi rreth 10 kilometra”, saktësoi USGS. Persona të shumtë që ndodheshin në Bodrum kanë dalë menjëherë në sheshe, nga frika e shembjes së ndërtesave, sipas televizionit turk NTV.