Bashkia e Shkodres ka reaguar pas situates se krijuar ne bypassin e liqenit ku here pas here digjen mbetjet per nxjerrjen e skrapit. Ka qene kryetarja e bashkise Shkoder Voltana Ademi e cila ka bërë të ditur se përgjegjes për situatën e krijuar në bypass janë përfaqësuesit e kantierit të ndërtimit të kësaj vepre. Mbetjet janë problem mjaft shqetësues sipas Ademit dhe përfaqësuesit e firmave duhet ta ruajnë dhe mirëmbajnë këtë zonë.
Por pavarësisht akuzave dhe kundër akuzave se kush ka përgjegjesi për ruajtjen e zonës përreth bypassit tymi vijon të mbuloje Shkodrën ku grumbuj mbeturinash digjen pa shetësimin e askuj në zonën e By Pass-it me qëllim nxjerrjen e skrapit. Hedhja e inerteve dhe e mbetjeve urbane në këtë zonë kanë bërë që ato të vazhdojnë djegien duke shkaktur kështu problem të mëdha ekologjike.