Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Etjon Joka është lënë në arrest shtëpie. Ai akuzohet për korrupsion në zgjedhje.
Policia e Tiranës ka arrestuar dje ish- kandidatin për deputet të LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit, Etion Joka, i cili akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje. 32-vjeçari u shpall në kërkim disa muaj më parë nga Policia e Tiranës dhe dosja në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Joka, shfaqej në një video të publikuar në media duke dhënë para për vota.
Njoftimi i arrestimit dje
Nga specialistët për Hetimin e Korrupsionit u bë ekzekutimi i vendimit penal, për shtetasin E. J, 32 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.