Anëtari i Gjykatës Kushtetueses Sandër Beci është betuar sot para presidentit të Republikës Ilir Meta.
“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”, tha Beci para kreut të shtetit me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë.
Meta i uroi suksese kreut Sandër Becit në detyrën e tij të ri si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit, Gjykatës së Lartë, Kabinetit të Presidentit, dhe të misionit të ekspertizës OPDAT në vendin tonë, që mbulon çështjet e drejtësisë.