Policia e Elbasanit ka hedhur poshtë se një trup i pajetë i gjetur në orët e para të mëngjesit mund të jetë eliminuar. Burri rezulton 69 vjeç dhe sipas policisë quhet Ramadan Kupi.
Ai jetonte i vetëm në banesë dhe gjatë natës, dyshohet se ka prerë damarët dhe më pas është hedhur nga kati i katërt.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një person të gjetur pa shenja jete në anë të rrugës në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, ju informojmë se:
Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan rezulton se trupi i pajetë i përket shtetasit R.K., 69 vjeç, banues në Elbasan.
Nga këqyrja e turpit dhe e banesës rezultoi se ky shtetas jetonte i vetëm në banesë dhe dyshohet se ka prerë damarët e duarve me mjet të mprehtë (thikë) dhe më pas është vetëhedhur nga kati i 4 i pallatit ku banonte. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.