Juristi Sokol Hazizaj shprehet se me ndryshimet e reja ligjore, kryeprokurori nuk ka kompetencë dhe për këtë, tha ai u zgjodh një zonjë që sapo ka lindur pasi nuk do të ketë volum pune.
“Është gjetur një zonjë që është ende në kufijtë e shtatzënisë që do të përballojë një punë me volum fare të vogël. Për mua figura e kryeprokurorit është e sfumuar, sepse kjo nga njëra palë e cila me të drejtë thotë se sado i përkohshëm që e ke bërë me ligj t’i mund ta bësh të përhershëm. Ka 5 vite që nuk është ndryshuar Gjykata Kushtetuese. Rilindasit kur ishin në opozitë bënë farsën me Avokatin e Popullit. Sajimi që është bërë për konfliktin politik në kuvend është sajim i kotë, pa vlera”, tha Hazizaj.