Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka komunikuar në telefon pak minuta më parë me gazetarin Gjergj Zefi, administrator i portalit “Pamfleti”, i cili u godit me sende të forta nga persona ende të panjohur në rrugën “Bardhok Biba”, në Tiranë.
Mësohet se ministri Balla i ka garantuar gazetarit se policia do të bëjë gjithçka për të gjetur autorët dhe vënë para drejtësisë. Zefi po merr ndihmën mjekësore.
ShkodraWeb mëson se Gjergj Zefi është në Spitalin Ushtarak të Tiranës nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht nuk ka dëmtime serioze nga goditja burracake.
Ndërkohë policia njoftoi se me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, e nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.