Kapiteni i Vllaznise Erdenis Gurishta u ka kerkuar falje tifozeve shkodrane per zhgenjimin qe u kane dhuruar ne ndeshjen e kaluar ndaj Kastriotit. Nje gje te tille, numri 2 i kuqebluve e ka bere ne konferencen e shtypit te pragndeshjes se kupes me Partizanin.
“Para se te flas per ndeshjen me Partizanin, e ndjej per detyre t’i kerkoj falje tifozeve te Vllaznise, presidences dhe stafit teknik te ekipit. E theme dhe stafit teknik sepse jemi ne ato qe luajme ne fushe, jemi ne ato qe duhet ta marrim ekipin per dore.
Jemi ne qe kur ekipi ndodhet ne dite te veshtira duhet ta nxjerrim nga ajo situate. Keshtu qe faji me i madh per kete disfate eshte i lojtareve. Por ajo qe ka kaluar, ka kaluar tashme dhe duhet te shohim perpara. Ne nuk e kemi ne dore ta kthejme kohen prapa dhe ta luajme edhe njehere ate ndeshje.
Por kemi ne dore qe ne vazhdimesi te rikuperojme sa me shpejt ate gabim qe beme dhe mendoj se i kemi te gjitha forcat per ta lene pas kraheve ate humbje dhe te vazhdojme rrugen tone. Ekipi i ka te gjitha mundesite qe te luftoje si ne kampionat edhe ne kupe.
Neser ndaj Partizanit duhet te tregojme vlerat tona dhe ate gabim qe beme ndaj Kastriotit, ta rikuperojme me nje rezultat pozitiv ne takimin ndaj kundershtarit ne kupe, me te cilin kemi zhvilluar ndeshje shume te mira dhe besoj se keshtu do te ndodhe edhe neser”- eshte shprehur Gurishta.